Dua Lipa me koncert fantastik edhe në Portugali (Video)

E publikuar: 05/08/2017 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa po vazhdon me sukses të paraqitet në arenat ndërkombëtare.

Ajo ditë më parë perfomoi para publikut rus në festivalin “Europe Plus”.

Por, mbrëmë këngëtarja shqiptare ka qenë e pranishme para fansave në shtetin portugez.

Me këtë rast, pos që i falënderoi të pranishmit, Dua ka pohuar se ky ishte koncerti i fundit për këtë vit në ndonjë festival të shteteve evropiane.

“Faleminderit Sudoeste. Festivali im i fundit evropian për këtë vit! Faleminderit për një natën të mrekullueshme! Ju dua dhe do te kthehem”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

Ajo ka marrë një ftesë prej bendit të mirënjohur britanik të rokut “Coldplay”, ku do të kenë një turne në shtetin brazilian dhe argjentinas.

Ndryshe, këngëtarja ka publikuar javë më parë këngën “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 70 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/