Lajmet

Driton Çaushi i tregon përrallat e Qeverisë

15.03.2016 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në një postim në rrjetin social facebook ka thënë Kushtrim Avdimetaj është i pafajshëm dhe se pushteti ka vendosur ta ndërtoj një përrall të re, sipas të cilës fajtor është aktivisti i ri. Ai gjithashtu rastin e Kushtrim Avdimetaj, që dyshohet se sulmoi institucionet publike, e ndërlidh me rastin Trim Gashit që para disa ditëve u shpall i pafajshëm.

Postimi i plotë i Çaushit:

“Për muaj me radhë, Bajram Gecaj dhe Isa Mustafa e kanë akuzuar aktivistin e Lëvizjes, Trim Gashin, për terrorizëm e për atentat ndaj kryeministrit. Për muaj me radhë disa medie e disa gazetarë i kanë bërë jehonë këtyre akuzave, duke i shpallur ato si të vërteta. Këto akuza kanë ndikuar proceset gjyqësore, dhe si përfundim Trim Gashi është mbajtur në paraburgim për më shumë se pesë muaj.

Por, para disa ditësh Trim Gashi u shpall i pafajshëm. E vetmja “provë” që e “fajësonte” Trimin ishte kartela e anëtarësimit në Vetëvendosje! Të gjitha të tjerat dolën të ishin rrena, të ndërtuara me kujdes të madh, por prapëseprapë rrena të padëshmueshme. Qeveria kishte nevojë urgjente që të gjente një fajtor, dhe synimi ishte që fajtor të bënin Trimin.

Kur dikush akuzon dikë të pafajshëm për terror, atëherë terrorist është vetë akuzuesi. Bajram Gecaj dhe Isa Mustafa, të etur për të shpallur terroristë të pafajshmit, janë terroristët e vërtetë në Kosovë.
Trim Gashi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke përgatitur me kujdes dosjet e padive për të gjithë ata që kanë shpifur, që kanë dhënë “verdikte të formës së prerë”, apo që kanë etiketuar pa të drejtë, në lidhje me rastin e Trim Gashit, gjatë më shumë se pesë muajve që ai është mbajtur në paraburgim.
Ne nuk kërkojmë mbështetje politike prej askujt që nuk është i bindur nga argumentët tanë.

Por kërkojmë mbështetjen e të gjithëve që janë të interesuar në demokraci, në luftën tonë kundër ndëshkimit e përndjekjes të të pafajshmëve, si dhe në luftën kundër shpifjeve të natyrës linçuese.
Sot, pas thirrjeve të Isa Mustafës nga podiumi i Kuvendit, regjimi ka nevojë për fajtorë të rinj. Kështu, kanë vendosur që të ndërtojnë një përrallë të re, sipas së cilës fajtor është Kushtrim Avdimetaj.

Edhe kjo përrallë do të dëshmohet e pavërtetë. Por, i lutem medieve dhe opinionit publik, të mos i bëjë jehonë terrorit qeveritar, që sot më shumë se kurrë ka nevojë ta bëjë të pafajshmin fajtor, në menyrë që fajtori i vërtetë të duket i pafajshëm”.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin