Lajmet

Drejtori i RTK-së premton realizimin e marrëveshjes së skaduar me QKK-në

30.03.2016 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Drejtori i RTK-së premton realizimin e marrëveshjes së skaduar me QKK-në

Që nga data 16 korrik e vitit 2014, është nënshkruar marrëveshja në mes të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Radio Televizionit të Kosovës, në lidhje me bashkëpunimin në lëmin e prodhimit të filmit. –

Kjo marrëveshje sipas dokumenteve të nënshkruara është dashur të hyjë në fuqi që nga data 1 janar e vitit 2015 dhe të përfundoj më 31 dhjetor të vitit 2015 (me mundësi të ripërtrirjes), por që kjo gjë nuk ka ndodhur fare dhe kjo marrëveshje ka mbetur vetëm në letër.

Në lidhje me këtë drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku, tha se kjo marrëveshje nuk është jetësuar asnjëherë, por sipas tij, institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdoj deri në momentin e fundit që të shoh se çfarë do të jetë përgjigjja e RTK-së.

“Afati i Marrëveshjes me sa di unë ka përfunduar. E gjithë kjo marrëveshje është bërë në  interes të filmbërësve, pasi që, vet  televizioni publik me ligjin e tyre e kanë për obligim që 20% të buxhetit që kanë ta ndajnë për projektet e jashtme për vepra audio-vizuale. Në këtë rast ne kemi bërë një marrëveshje e cila krijon një mundësi që RTK të mbështes me rreth 30% të buxhetit që kanë për veprat audio-vizuale ti mbështesin projektet filmike të QKK-së dhe njëkohësisht ta fitojnë të drejtën edhe të shfaqen në televizionin publik”, theksoi Zharku.

Ai shton se për fat të keq nuk është bërë asgjë ende, dhe se supozon se kjo ka qenë çështje e buxhetit nga ana e RTK-ës, edhe pse ende nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete.

Nga ana tjetër drejtori i Radio Televizionit të Kosovës Mentor Shala, tha se kjo marrëveshje patjetër që do të zbatohet, vetëm se ende nuk kanë ndarë buxhet për projektet audio-vizuale.

“Nuk ka filluar ende,  sepse nuk kemi ndarë buxhet për projekte audio-vizuale, dhe në marrëveshje shkruan se do të filloj ky projekt atëherë kur ta ndajmë këtë buxhet. Ne tani jemi duke e analizuar situatën dhe të shohim se si do ti kemi mundësitë që ta ndajmë këtë buxhet”, tha Shala duke përfunduar të thotë se kjo marrëveshje do të vazhdoj, vetëm pritet deri në ndarje të buxhetit./Kultplus

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje