Drejtori i ASK-së: Jemi të paktë në Evropë që i kemi publikuar të dhënat e regjistrimit kaq shpejt, kjo nuk është vlerësuar në media

E publikuar: 26/12/2024 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i ASK-së, Avni Kastrati tha se ASK-ja i ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullisë për një kohë rekorde, gjë që e cila, sipas tij nuk është vlerësuar nëpër media.

“Sipas rekomandimit që i publikon në EUROSTAT-i, thotë dhënat e para finale, po në Ligje kemi ne, publikohen 15 muaj pas datës së regjistrimit. Kështu që, kësaj here, atë kohën që kemi humb pak me prolongimin, e kemi kompensuar me publikimin pas shtatë muajsh. Është një e arritur, që nuk është vlerësu nëpër media, sepse jemi të paktë në Evropë që i kemi publiku të dhënat për një kohë kaq të shkurtër”, tha Kastrati në ATV.

Ai tha se jo të gjitha të dhënat që grumbullohen në terren, janë të verifikueshme kur vijnë nga terreni.

“Ne kemi publiku vetëm disa të dhëna finale, që është një praktikë, është një standard që e përdorin të gjitha shtetet, po jo të gjitha për shembull i publikojnë shumë indikatorë në të dhënat e para finale. Po e marrim këtu në regjion, Mali i Zi i ka publiku vetëm dy indikatorë, numrin e popullsisë dhe sipas përkatësisë etnike, sepse është një protokoll që publikimi i dhënave finale, pasi statistikat zyrtare nevojitet kohë domethënë përpunimi i tyre, verifikimi dhe krahasimi me burime tjera. Jo të gjitha dhënat që grumbullohen në terren, janë të verifikueshme kur vijnë nga terreni”, tha Kastrati.

Sipas regjistrimit të popullsisë Kosova ka 1,602,515 milionë banorë rezidentë