Drejtori i AKI-së po përballet për herë të parë me deputetët

E publikuar: 18/04/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi, aktualisht është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
Ky është raportimi i parë i Gashit pas zgjedhjes së tij në krye të kësaj agjencie.

Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura dhe pasi të përfundojë kjo mbledhje pritet që kryetari i Komisionit, Haxhi Shala, të deklarohet për media.

Në këtë mbledhje, sipas medieve, do të diskutohet për sigurinë në vend dhe çështje tjera qe mund të ngrihen nga anëtarët e Komisionit.