Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që nën tavolinë t’i propozojë Beogradit shkëmbim territoresh
Sipas tij, Thaçi po do shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, saktësisht Mitrovicën Veriore, dhe duke marrë një pjesë të Serbisë Jugore, saktësisht Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë në një intervistë të tij në Radio Beograd, se është e sigurt që do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.
“Hashim Thaçi po përpiqet që ‘nën tavolinë’ të flas rreth asaj se si mundemi që të shkëmbejmë territoret”, pohoi Drecun.