Doshi: Pasi nuk më vrau dot, Meta do t’më burgosë

20.03.2015 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Doshi: Pasi nuk më vrau dot, Meta do t’më burgosë

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të rënda, drejtuar Kuvendit, për arrestimin e tij dhe deputetit Mark Frroku, pasi thotë se nuk është njoftuar në mënyrë zyrtare në lidhje me këtë vendim të Prokurorisë, Tom Doshi shton se Ilir Meta, pasi dështoi ta vriste, kërkon ti mbyllë gojën e ta burgosë. “Sapo dëgjova nga media për një kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin tim.

Nuk e kam marrë akoma kërkesën zyrtare të prokurorisë për tu njohur me detajet e akuzës, por mund të them që ky lajm është i pabesueshëm për mua”,- shkruan Doshi në Facebook. Ai shton se po përpiqen të bëjnë burgosje politike në Shqipëri në vitin 2015 dje po përpiqen t’i mbyllin gojën për denoncimin e një krimi ku është i përfshirë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

“Në Rusi ndodh që Vladimir Putin vret dhe burgos kundërshtarët politik. Na doli një Ilir Meta dhe në Shqipëri që kontrollon gjithë pushtetet dhe kërkon të burgosë deputetë politikisht. Pasi dështoi t’më vriste, Ilir Meta po kërkon t’më burgosë, duke bërë bashkëpunëtor në këtë krim gjithë strukturat e shtetit, përfshirë dhe Parlamentin”,- vijon shkrimin e tij në lidhje me këtë ngjarje deputeti Tom Doshi. Ai shton se ka qenë çdo ditë në dispozicion të plotë të Prokurorisë, ndërsa thotë se “të kërkosh të arrestosh një deputet që çdo ditë ka qenë i gatshëm të dëshmojë, të flasë, të përgjigjet, të kontribuojë për të vërtetën, kjo nuk është vetëm tendencioze, kjo është një masë represive tepër e rëndë, e pabazuar në ligj, me sfond të qartë politik”. Deputeti i Shkodrës shprehet se familjes së tij të persekutuar politikisht nuk ia ka mbyll gojën as regjimi i Enver Hoxhës duke pushkatuar 5 anëtarë të kësaj familje ndërsa thotë se as atij nuk mund ta trembë kërcënimi për burg politik.

Për z. Doshi është i pashpjegueshëm nxitimi i Prokurorisë për një show publik me arrestime, kur ai disa ditë më parë kërkoi të administrohej si provë për hetimin takimi në Hanover i Startak Brahos me Fatjon Skënderaj, përpara se ai të dëshmonte, me qëllim që të manipulohej dëshmia. “Pse ky nxitim, në një kohë kur faktori ndërkombëtar po unifikonte qëndrimin për një hetim ndërkombëtar të këtyre akuzave? Pse nuk u morën pamjet e Sheratonit për të parë ndjekësit e m’i?

Pse nuk janë analizuar pamjet filmike të atentatit me motor picash që u tentua ndaj meje pranë Kryesisë së Kuvendit? Pse nuk u analizuan tabulatet e mesazhet telefonike të 45 dëshmitarëve dhe të pyeturve në këtë hetim? Kjo histori ka shume “Pse”, por ajo që është e sigurt është që Prokuroria nuk ka bërë hetim për të zbuluar të vërtetën, por për të arrestuar Tom Doshin që guxoi të denoncoi një krim”,- shkruan Tom Doshi në Facebook. Për të, në asnjë vend demokratik me hetim të lirë dhe pavarur, nuk mund të mbylleshin këto hetime në mënyrë të shpejtë dhe të prerë, pa pyetur dhe analizuar dhe provën më të fundit. “Unë Tom Doshi, kam treguar të vërtetën përpara prokurorëve dhe Zotit, dhe kjo e vërtetë do të zbardhet patjetër. Kam bindjen që edhe këta prokurorë kanë prova të mjaftueshme për zbardhjen e së vërtetës, por duket që pushteti politik mbi kokën e tyre nuk kërkon të vërtetën”,- përfundon deklarata e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste