Dorëzohet shkresa kundër vaksinimit të detyrueshëm në Kushtetuese

E publikuar: 13/09/2021 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa qytetarë sot kanë dorëzuar shkresën sa i përket vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës për vaksinim. Ata po kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm,transmeton telegrafi.

Arianit Sllamniku nga Iniciativa Joformale në një prononcim për media, tregon se e kanë dorëzuar shkresën në Gjykatën Kushtetuese kundër vaksinimit të detyrueshëm.

“Sot e dorëzum shkresën të cilën e kemi paralajmëru ditët më parë lidhur me ankesën ndaj vendimit të Qeverisë të Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 me numër 01/32, shkresë e cila ka të bëjë me përkufizimin e parandalimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe kushtëzimin me vaksinim ose teste po iu thonë tani si alternativë. Për ma detaj e kemi edhe avokatin këtu i cili e ka dorëzu dhe është si përfaqësues i yni në këtë lende në këtë rast pasi që janë 17 avokatë në përgjithësi që kanë votu në dokumentin në fjalë të cilin vetëm se formalisht e kemi dorëzu me avokatin, ka thënë ai.

Kurse, avokati Muhamet Mulaj potencon se nuk janë kundër vaksinimit por kundër vaksinimit të detyrueshëm.

“Si i autorizum i qytetarëve dhe i iniciativës të disa avokateve. Është një punë ekipore të cilën e kemi përgatit ka të bëjë në lidhje me kërkesën mbi vendimin e ligjshmërisë së Qeverisë të cilën sot e kemi dorëzu në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk jemi kundër vaksinimit, personalisht nuk jam kundër vaksinimit mirëpo jemi kundër vaksinimit të detyrueshëm i cili është pengesë për qytetarin e sidomos kushtëzimi në vendet e punës sot ka qenë pengesë meqë edhe vendimi ka hy në fuqi shumë qytetarë është dashur të marrin pushime mjekësore apo edhe pushime të llojllojshme vetëm t’i ikin atij obligimit që është pa me vendim….Ne jemi kundër detyrueshmërisë, askush nuk mundet me u detyrua me e marrë një vaksinë se qytetarin e mbron Kushtetuta e Kosovës, çdo njëri ka të drejtë mbi trupin e tij, vendos të merr medikamentin të merr injeksionin. Në këtë rast konsiderojmë se është shkel e drejta e qytetarit. “ka shtuar ai.

Ku sa i përkët masave të fundit nga Qevëria e Kosovës thuhet se në institucionë nuk lejohet hyrja pa vaksinë, ose test PCR.