Doni të dini se cilat janë “pasaportat më të fuqishme” në botë?

02.04.2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Doni të dini se cilat janë “pasaportat më të fuqishme” në botë?

Të zotërosh një pasaportë do të thotë të kesh të hapura dyert për të udhëtuar lirshëm në të gjithë botën, ose të paktën kështu mendon kushdo që e ka një dokument të tillë.

Megjithatë, në disa vende anembanë botës, edhe nëse do të kesh fat mjaftueshëm për të pasur akses në dokumentin e lëshuar nga qeveria e vendit respektiv prej nga vjen, ende të duhet të përballesh me kufizime apo ndalime të lëvizshmërisë së lirshme nga disa vende të tjera.

“Henley and Partners” ka krijuar një indeks të dhënash në lidhje me kufizimet e vizave, që rendit vendet anembanë botës bazuar mbi lirinë e të udhëtuarit që gëzojnë qytetarët e këtyre vendeve, teksa ka edhe rezultate surprizuese.

Ndërkohë që vende të tilla si Korea e Veriut dhe Kuba mund të ishin ndër të fundit, si vende me kufizimet më të mëdha të të udhëtuarit lirshëm, këto dy vende renditen në vendet 86 dhe 69 respektivisht, nga 94 pozicione që janë gjithsej (kuptohet që për pasaporta të barazvlefshme jepet vetëm një renditje).

Secili vend ka edhe një sasi pikësh të dhëna nga firma e konsultimeve globale “Henley and Partners”, e cila është e specializuar në planifikimet e çështjeve rezidenciale dhe të shtetësisë. Pikësimi është llogaritur bazuar mbi rregullat e lëshimit të vizave nga të gjitha vendet dhe territoret në botë, si dhe numrin e vendeve që shtetasit e këtij vendi mund të vizitojnë pa pasur nevojë për një vizë.

Për fat të keq, shqiptarët renditen ende larg vendeve të para, konkretisht me Shqipërinë në vendin e 45-të, me lëvizshmëri të barazvlefshme me Republikën Domenikane dhe Grenadës, ndërkohë që Kosova renditet edhe më keq, duke vërtetuar shprehjen e kryeministrit Edi Rama se “BE-ja ka krijuar një ishull të Kosovës në hapësirën europiane), pasi renditet në vendin e 87, në të njëjtat nivele me Iranin dhe Republikën Demokratike të Kongos (Kinshasa). E çuditshme, por e vërtetë, Kosova është më e kufizuar edhe sesa Korea e Veriut…

Vendet me “pasaportën më të fuqishme” janë Finlanda, Gjermania, Suedia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Në vend të dytë renditen Kanadaja dhe Danimarka, ndërsa “podiumin” e plotësojnë Belgjika, Franca, Italia, Japonia, Republika e Koresë, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Spanja. Nga vendi i parë e deri tek i treti ndahen me vetëm 1 pikë vlerësim.

Vendet e fundit zihen nga shtete si Eritrea, Libia, Sudani, Siria (89), Nepali (90), Palestina (91), Pakistani, Somalia (92), Iraku (93), Afganistani (94).

/ Top Channel

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara