Joy Jewell nga Shtetet e Bashkuara, doli në takim tërësisht e zhveshur, trupin e vizatuar sikur të ketë rrobe. Për çudi, i riu që kishte pranë nuk vërejti asgjë.
Madje, as kur disa fëmijë thoshin se ajo e ka trupin e lyer me ngjyrë, apo kur dolën përjashta dhe nisi të binte shi, transmeton Telegrafi.
“Deri në momentin që ngjyra më rrodhi prej trupit, ai nuk besonte çfarë i shihnin sytë”, ka thënë Jewell.
Me këtë rast, ajo ka dashur të shihte se si reagojnë meshkujt dhe ku është vëmendja e tyre, kur dalin në takim me dikë që e kanë njohur përmes internetit.
Më poshtë mund të shihni ngjarjen e plotë, të modeles që është vizatuar për dy orë nga Jen Seidel, të njohur për instalacione të tilla. /Telegrafi/