Doganierët armatosen me revole, jelekë antiplumb e spray

06.10.2015 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Doganierët armatosen me revole, jelekë antiplumb e spray

Doganierët e Kosovës shumë shpejt do të armatosen fort. Ata gjatë orarit të punës do të bartin revole, jelekë antiplumb, spray djegës e shufra dore. Për blerjen e këtyre pajisjeve ky institucion ka shpallur edhe tender. Në Dogana kanë treguar për Express se krejt kjo armatosje bëhet për të siguruar punën e zyrtarëve që merren me patrullime dhe çështje të tjera operative hetimore

Puna që bëjnë po konsiderohet e rrezikshme dhe për këtë ata duhet edhe të jenë të armatosur. Doganierët e Kosovës që merren me patrullime dhe hetime te ndryshme shumë shpejt do të pajisen me municion.

Për këtë furnizim Dogana ka hapur edhe një tender publik, i cili tani është veç në fazën fillestare. Por, në të cilin janë dhënë edhe detaje të qarta të kësaj blerje.

“Kërkohet furnizim i përafërt me 50,000 copë municion të kalibrit 9 mm luger për armë të kalibrit të shkurtër “pistoletë GLOCK19” si dhe furnizimin me pajise mbrojtëse jelek anti-plumb 55 copë, armë të ftohta të llojit shufra 20 copë dhe Pepper spray 60 copë”, thuhet në njoftimin për kontratë të bërë publikë në KRPP.

Në këtë publikim është bërë e ditur, po ashtu, se sasia e parashikuar e specifikuar në dokumentet e tenderit është vetëm sasi indikative.

“Autoriteti Kontraktues do të specifikojë në dosjen e tenderit vlerën ose sasinë e kontratës si një prag apo tavan dhe do të lejojë derivim prej tij, duke deklaruar gjithashtu përqindjen e mospërputhjes së lejuar. Mospërputhja e lejuar nuk mund të jetë më e lartë se plus minus 30 %.”.

Vlera e krejt kësaj blerje ende nuk dihet, derisa të bëhet publike kompania fituese e këtij tenderi.

E, Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës ka treguar për Express se ky furnizim është planifikuar nga viti i kaluar në buxhetin e doganës.

“ Këto pajisje por edhe municioni do te përdoret nga zyrtarët doganorë të drejtorisë se zbatimit te ligjit, për trajnime rifreskuese dhe bazike që kërkohen në baza të rregullta për zyrtarët që punojnë në njësitet e caktuara në doganë”, ka thënë Stavilecvi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës edhe më herët ka bërë blerje të tilla.

“…Po jemi furnizuar edhe me herët me arme, municion dhe pajisje tjera që përdoren për vetëmbrojte dhe siguri te zyrtarëve doganor.

Stavileci ka thënë për Express se disa njësitë që punojnë në zbatim të ligjit në doganë ,janë të paraparë me legjislacion që të pajisen me armë.

“Natyra e punës se tyre, bart një rrezikshmëri, çka kërkon që këta zyrtarë të kenë trajnime për vetëmbrojte dhe të jenë te pajisur me arme dhe masat tjera mbrojtëse. Këta zyrtarë janë në patrullime dhe çështje tjera operativo hetimore 24 /7 , në vende dhe kohë të ndryshme, duke përfshirë edhe vijën e gjelbër kufitare”, ka thënë ai.

Dogana e Kosovës tenderin “Furnizimi me municion dhe pajisje tjera vetëmbrojtëse” e ka shpallur me 02-Oct-2015 derisa është paraparë që kompania fituese të bëhet publike më 23 tetor 2015.

Furnizimi dhe municioni i Doganës

Furnizim me municion të kalibrit 9×19 mm për armë të shkurtër pistoletë GLOCK 19. Furnizimin me pajise mbrojtëse jelek antiplumb. Furnizimi me armë të ftohta të llojit shufra dore me mundësi palosjeje; dhe Furnizim me spreji djegës (Pepper spray).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara