Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

E publikuar: 17/06/2024 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Apeli la në fuqi vendimin, pra do të vijojë të jetë non grata në Britani të Madhe, Sali Berisha, tashmë nën cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike ka paraqitur një mori akuzash, sipas së cilit procesi është zvarritur me qëllim për të dëmtuar opozitën.

Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Berisha, i cili vijon të jetë në arrest shtëpie me akuzën e korruspionit, deklaron se Britania e Madhe nuk ka pasur asnjë provë për shkelje të ligjit nga ana e tij, ose “lideri i opozitës” siç e quan veten.

“Rastet e paraqitura janë tregues që nuk ka asnjë prove apo fakt për asnjë veprim të paligjshëm nga lideri i opozitës, por duken qartë se janë përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin e korruptuar, që eksporton krim të organizuar, por që pranon të marrë refugjate sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve”, shprehet Berisha. /A2 CNN/