Djokovic “Mbret” edhe në turneun e Miamit

05.04.2015 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Djokovic “Mbret” edhe në turneun e Miamit

Pak javë pas suksesit në Indian Wells, tenisti serb mbron edhe titullin e turneut që u luajt në Florida.

Novak Djokovic rrëmben gjithçka që i del përpara në vitin 2015 dhe një gjë të tillë e bën edhe me turneun e Miamit. Pak javë pas suksesit në Indian Wells, tenisti serb mbron edhe titullin e turneut që u luajt në Florida pasi kaloi në finale britanikun Andy Murray, i cili krijoi përkohësisht iluzionin se mund ta thyente rivalin serb pas 6 takimesh pa fitore ndaj tij. Finalja e luajtur në tre sete krijoi vetëm shkëndija shprese për Murray që mbylli në favorin e tij setin e dytë por u rrëzua si një kështjellë rëre në të tretin. Murray e nisi sfidën me një mundësi të artë pasi kaloi në avantazh 2-1 me topat e kundërshtarit, por tenisti serb u kundërpërgjigj menjëherë duke vendosur barazpeshën. Britaniku u rikthye favorit në lojën e shtatë pasi arriti sërish ta thyente ballkanasin me topat e tij për të vendosur avantazhin e përkohshëm 4-3, por numri 1 i botës ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Seti i parë nuk pati më të papritura sepse të dy tenistët respektuan topat në dispozicion duke e çuar sfidën në barazim 6-6. Ky ishte momenti kur Nole bëri diferencën në çimenton e Miamit duke i mbyllur llogaritë në Tie Break 7-3. Në setin e dytë, loja shkoi e barabartë pothuajse deri në fund, por britaniku u shfaq më i freskët duke i rrëmbyer një game me break për t’i mbyllur llogaritë 6-4. Gjithsesi, puna e mirë që bëri në këtë set nuk u reflektua në atë pasardhës ku Djokovic imponoi klasin e tij për ta turpëruar kundërshtarin me një 6-0 të pastër që e konfirmon si tenistin e momentit pasi një start të tillë ai nuk i bënte vitit që prej 4 sezonesh.

Aktualisht, Djokovic mbretëron në krye të fronit ATP që prej 141 javësh, ashtu si Rafael Nadal disa vjet më parë. Suksesin e dyfishtë Indian Wells-Miami Open, Nole e kishte arritur edhe në vitin 2011, duke u bërë i pari tenist në erën Open që regjistron një arritje të tillë. Në krahun tjetër, Murray nuk arriti t’i bënte dhuratën e duhur të fejuarës Kim me të cilën do të shkojë drejt altarit javën e ardhshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit