Djali i Jakup Krasniqit, Kurtit: Secili duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, ata s’janë atje për politikat e tyre

E publikuar: 07/01/2025 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili para disa ditësh tha se nuk ka zhvilluar vizitë në Hagë për shkak se duhet të plotësohen shumë dokumente formularë.

Për këtë, djali i Jakup Krasniqit, Altini, tha se secili politikan duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pavarësisht partive politike.

Tutje, i njëjti tha edhe se, ish-krerët e UÇK-së nuk janë në Hagë për politikat e tyre.

Pos kësaj, Krasniqi ka deklaruar edhe se, ish-liderët duhet të vizitohen sepse është dhënë kontribut për luftën e drejtë të UPÇK-së.

‘‘Unë mendoj se secili politikan në Kosovë pavarësisht partive politike, duhet me i vizituar sepse është një kontribut që është dhënë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Dhe atje nuk janë për politikat e tyre. Mendoj se secili duhet me e ditë kontributin. Se gjithë ata dashamirë që i kanë vizituar edhe babën tim edhe shokët e tij,  u kanë një lehtësim për ta për me i kalu këto katër vjet që janë goxha të vështira edhe për familjet edhe për ata që janë brenda aty’’, ka thënë ai.