Djali i Holbrooke: Lufta e Kosovës, ishte luftë mes babit tim dhe Milloshevicit (Video)

20.08.2015 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Djali i Holbrooke: Lufta e Kosovës, ishte luftë mes babit tim dhe Milloshevicit (Video)

David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, ka rrëfyer gjithë lidhjen e babait të tij me Kosovën.

Në një intervistë për Klan Kosovës, ai tha se nuk mbanë mend ndonjë moment kur ka folur me babain për Kosovën, sepse ai ishte shumë i angazhuar. Por ai tha se Holbrooke me çdo kusht dëshironte të shënonte sukses për Kosovën, që ajo të ishte e lirë.

“Ne kemi diskutuar për Kosovën por nuk e mbaj mend si moment pasiqë ishte pjesë e punës së tij. E di se ai brengosej shumë për Kosovën. Konflikti solli valë të madhe refugjatësh. Ai e kuptoi se duhej të bënte diçka dhe ai e bëri”, tha ai.

Ai ka thënë se vet ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar se lufta e Kosovës, ishte edhe një luftë mes Milloshevicit dhe Holbrooke.

“Mendoj se rrëfimi i tij për Milloshevicin ishte mahnitës. Bëhej fjalë për një luftë epike midis këtyre dy burrave të fuqishëm. Presidenti Clinton tha se rasti i Kosovës ishte raundi i dytë i luftës Holbrooke – Milloshevic. Bëhej fjalë për një luftë epike mes këtyre dy burrave. Babai e kreu punën në mënyrën se i solli Kosovës lirinë. Ai e kishte përvojën dhe e përdori edhe ndaj Milloshevicit. Mendoj se suksesi që zgjati më së shumti është Kosov”, tha David Holbrooke.

Ai ka rrëfyer edhe emocionet që ka pasur kur ka xhiruar pjesët e dokumentarit për babain e tij në Kosovë.

“Herën e kaluar kur isha këtu për ta xhiruar filmin, ishte një park këtu në Prishtinë. Njerëzit më thanë se duhej të shkoja në Junik. Unë nuk e kisha kuptuar se cka kishte bërë ai këtu derisa erdha këtu. Tash e di se ai e ndihmoi këtë vend të bëhet shtet. Ishte mahnitëse se si në Viti të gjithë ata njerëz flisnin për të”, thotë ai.

“Ai rastisi të jetë babai im por edhe një diplomat i realizuar”, thotë djali i diplomatit të ndjerë Holbrooke dhe ndërmjetësuesit të shumë konflikteve në botë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit