Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare

E publikuar: 18/09/2021 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.

Tutje, Rama tha se këtë e kanë kërkuar vetë kampionet olimpike.

“Vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura të dy fitueseve të medaljeve të arta në lojërat Olimpike të Tokio, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe po ashtu kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen FA të Shqipërisë.

Dhe këtu dua të shtoj se me ministrin e Mbrojtjes jemi duke punuar që në FA e Shqipërisë të krijohet një njësi speciale e kampionëve, që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë. Nga përvoja e vendeve të tjera këtë status të veçantë kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe nga ana tjetër të jenë aty shembuj rrezatues dhe mentorët e të rinjve me uniformë”, ka thënë Rama

Distria Krasniq dhe Nora Gjakova fituan Medalje të Artë, në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.