Distria e pandalshme, kalon në gjysmëfinale

E publikuar: 15/07/2022 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Distria Krasniqi po tregon formë fantastike në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb.Xhudistja kosovare mposhti atë mongoleze, Khorloodoi Bishrelt me IPPON, duke e arritur gjysmëfinalen e këtij turneu, shkruan Gazeta Express.Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.Kujtojmë se sot po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe momentalisht gjendet në raundin e dytë.