Diskotekat në Kosovë nuk respektojnë Ditën e Zisë, organizojnë ndeja

E publikuar: 26/07/2021 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Kosovë zyrtarisht është shpallur ditë zie për nder të viktimave të aksidentit të autobusit gjatë ditës së djeshme në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Megjithëse shumë aktivitete janë pezulluar  ose janë shtyrë për një datë tjetër për nder të viktimave dhe familjarëve të tyre, organizimet në disa nga diskotekat e vendit nuk kanë pushuar, shkruan lajmi.net.

Siç shihet në rrjetet sociale si Instagram, emra të njohur të estradës do të perforojmë sonte në disa nga klubet e natës në Prishtinë e Gjilan.