Diplomatë nga Serbia, dy herë brenda muajit vijnë në vizitë në Kosovë

E publikuar: 30/09/2016 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpunës të Ministrisë së Punëve të jashtme të Serbisë sot e nesër qëndrojnë në Kosovë. Kjo është vizita e tyre e dytë në vendin tonë brenda këtij muaji.

Siç njofton Zyra për Kosovën, përcjell radiokim, kjo vizitë është rast që diplomatët serbë, të cilët në periudhën e ardhshme do të zënë vend në përfaqësitë diplomatike e konsullore të Serbisë nëpër botë, që në Kosovë do të njihen me problemet e bashkësisë serbe në Kosovë dhe me objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat do t’i promovojnë dhe do t’i mbrojnë në skenën ndërkombëtare.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesit e MPJ të Serbisë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MPJS-së Velko Odaloviq dhe me zëvendësdrejtorin e Zyrës për Kosovën Zhelko Joviq do të vizitojnë Graçanicën, Prizrenin, Hoqën e Madhe, Bogosllovinë e Prizreni, manastiret e Graçanicës, të Banjskës, të Deçanit, Shën Arkangjeli, Patrikanën e Pejës, Katedralen Shën Gjorgji dhe Shën Premten”, njofton Zyra e Kosovës.

Te portat e manastirit të Graçanicës, medieve do t’iu drejtohet sekretari i Përgjithshëm i MSP-së Velko Odaloviq dhe zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën Zhelko Joviq.