Lajmet

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

24.08.2026 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Pas dorëzimit të dekretit për shtetësinë e Kosovës nga u.d. presidentja Albulena Haxhiu, Joe Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi kanë folur për rëndësinë e këtij vendimi dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Joe Dioguardi ka thënë se, pas krijimit të shtetit të Kosovës, tashmë sfida është krijimi i një kombi të konsoliduar, ndërsa ka paralajmëruar për, siç i ka quajtur ai, sulme nga armiqtë e popullit shqiptar.

“Kaq e ndërlikuar ishte të krijohej një shtet i ri i quajtur Kosovë. Tani po përpiqemi të krijojmë një komb të ri të quajtur Kosovë. Ne nuk kemi nevojë vetëm për një shtet. Ne kemi nevojë për një komb dhe ky komb tani po sulmohet nga armiqtë e popullit shqiptar”, tha ai.

Dioguardi ka shprehur shqetësimin edhe për zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë, duke thënë se situata aktuale mund të krijojë argumente që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit.

“Dhe ne jemi këtu sepse, pikërisht tani, ligjërisht, dikush mund të bëjë argumentin se nuk ka shtet të Kosovës, për shkak të mënyrës se si kanë evoluar gjërat pas zgjedhjeve dhe të gjitha zhvillimeve të tjera. E urrej ta them në këtë mënyrë, sepse ju nuk dëshironi ta dëgjoni këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

Ndërkaq, Shirley Cloyes Dioguardi e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm vendimin për dhënien e shtetësisë së Kosovës, duke theksuar se për ta bëhet fjalë për njohje të vërtetë të statusit të tyre si qytetarë.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë që na është dhënë pavarësia e vërtetë. Nuk është thjesht pavarësi simbolike. Është pavarësi e vërtetë dhe njohje e vërtetë e statusit tonë si qytetarë. Dua të them, kjo është me të vërtetë me rëndësi të madhe. Pra, ne nuk jemi thjesht qytetarë simbolikë. Ne jemi qytetarë të vërtetë të Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për angazhimin e saj dhe të Joe Dioguardit në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, duke përmendur periudhën e viteve ’80 dhe kundërshtimin ndaj regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Pra, ajo që ndodhi me Joe-n ndodhi në fund të viteve ’80. Pastaj ne u takuam në vitin 1984, si dy prej të paktëve individë në Shtetet e Bashkuara që e kuptonin rrezikun në rritje që paraqiste Slobodan Millosheviqi. Dhe unë dhe Joe do të punonim me bordin tonë për vite me radhë për të arritur deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, tha ajo.

Cloyes Dioguardi ka përmendur edhe rolin e Stephen Polsit në përpjekjet për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

“Dhe një nga arsyet pse i nderuari Stephen Pols është me ne sot – më fal, Stephen – është se duam të njohim atë që ai bëri në terren, kur të gjithë ne po përpiqeshim të ngriheshim kundër Slobodan Millosheviqit. Ne në fakt përfunduam duke u takuar me Stephen Pols në zonën e Hagës, duke ardhur rregullisht atje në përpjekje për t’i parandaluar shqiptarët e Kosovës që ishin ngritur dhe luftonin për pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Votohet Qeveria Kurti 4

Votohet Qeveria Kurti 4

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

“Tanja Vujoviq po, Vlora Çitaku jo”, Deliu-Kodra i reagon VV-së

“Tanja Vujoviq po, Vlora Çitaku jo”, Deliu-Kodra i reagon VV-së

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK, Haxhiu mbyll seancën

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK, Haxhiu mbyll seancën

Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Tërhiqet VV-ja, thotë se do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi

Tërhiqet VV-ja, thotë se do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Jashar Shahiqi

Ndahet nga jeta aktori i njohur Jashar Shahiqi

“‘Mora fjalë’ jehon fuqishëm në përmbyllje të Marshit për UÇK-në”

“‘Mora fjalë’ jehon fuqishëm në përmbyllje të Marshit për UÇK-në”

Hamza: Vendimi i padrejtë është dënim për Kosovën, historinë nuk lejojmë të rishkruhet

Hamza: Vendimi i padrejtë është dënim për Kosovën, historinë nuk lejojmë të rishkruhet