Digjet vetura e policit në Prizren

E publikuar: 03/04/2015 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten është djegur vetura e një zyrtari policor në Prizren.

Rasti i cili ka ndodhur në rrugën “Beteja e Llapushnikut” në Prizren është konfirmuar sot edhe nga zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është e vërtetë se i është vënë zjarri një makine të një pjesëtari të Policisë së Kosovës, mirëpo deri më tani motivet nuk dihen. Hetuesit regjionalë të Prizrenit janë duke hetuar rreth rastit” tha Gashi.

Nën veturën e zyrtarit policor është vendosur një shishe molotovi, nga e cila ka filluar të ndizet goma e veturës.Pos dëmeve materiale, nuk ka asnjë person të lënduar…./kallxo.com/