Bota & Rajoni

BE: Dialogu i pjekur kthen vendin në rrrugën e duhur

18.05.2016 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BE: Dialogu i pjekur kthen vendin në rrrugën e duhur

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe komisionari Johannes Hahn, në një deklaratë të përbashkët e kanë vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për pezullim të aktiviteteve politike për zgjedhjet e 5 qershorit, që ka çuar drejt thirrjes së seancës së Kuvendit të Maqedonisë.

Në deklaratën e përbashkët, dy zyrtarët e lartë të BE-së kanë theksuar se dialogu duhet të rivendoset për të mundësuar rikthimin e vendit në rrugën euro-atlantike dhe thellimin e reformave në sundimin e ligjit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hap rrugën Parlamentit që të rinisë punën duke pezulluar zgjedhjet e 5 qershorit, të cilat nuk kishin kushte për t’u mbajtur. Kjo është një mundësi e re për vendin që të adresojë një numër të çështjeve serioze, të ngritura me krizën e e zgjatur politike. Rruga përpara duhet të definohet nga të gjitha partitë politike së bashku, meqë vetëm një dialog i pjekur, gjithëpërfshirja dhe përkushtimi ndaj parimeve demokratike dhe për reformat e domosdoshme, si dhe zbatimi i tyre do ta kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike”.

“Të gjitha palët duhet të ruajnë dhe të respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos (v.j. për zgjidhjen e krizës politike), për të cilën u pajtuan vitin e kaluar. Kjo kornizë mbetet mënyra më e mirë për ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale. Duhet të vazhdojë puna për të përgatitur zgjedhje kredibile dhe njëkohësisht edhe në prioritetet urgjente të reformave, përmes një procesi gjithëpërfshirës”.

“Palët gjithashtu duhet të adresojnë shqetësimet serioze të faljes së një numri zyrtarësh nga presidenti Ivanov. Faljet e 12 prillit duhet të tërhiqen pa asnjë shtyrje me qëllim të ruajtjes së parimeve të llogaridhënies, t’iu përgjigjen shqetësimeve serioze për mosndëshkueshmërinë dhe shmangin drejtësinë selektive. Është parim themelor demokratik që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit”.

“Në të njëjtën vijë, të gjitha palët duhet të garantojnë mbështetjen e plotë për Zyrën e Prokurorit Special dhe të sigurojnë punën e tij të papenguar. Zyra e Prokurorit Special dhe puna e tij janë pjesë qëndrore të Marrëveshjes së Përzhinos”.

“Të gjitha palët duhet të shmangin intervenimet që rrezikojnë të minojnë vite të përpjekjeve brenda vendit dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar sundimin e ligjit. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të arrijnë marrëveshje të përbashkët që u shërben të gjithë qytetarëve. Qasjet që nuk respektojnë këso parimesh, nuk mund të mbështeten nga BE-ja dhe ajo nuk qëndron prapa tyre. Një opozitë dhe shoqëri civile e angazhuar luajnë rol jetik në formësimin dhe sigurimin e përkushtimit të qeverisë për reformat e nevojshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësueses së lartë të BE-së, Mogherini, dhe komisionarit Hahn. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president