Dialog i vështirë, por në rrugën e duhur

24.04.2015 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dialog i vështirë, por në rrugën e duhur

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,Samuel Zbogar ka deklaruar se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka arritur rezultate, por sipas tij, ende ka punë në drejtim të normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Zbogar i bëri këto komente gjatë prezantimit të një raporti të monitorimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i bërë nga Rrrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN, Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA nga Serbia dhe Interneës Kosova.

Samuel Zbogar tha se “nëse bëhet një krahasim i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i para dy vjetësh, por edhe i serbëve të Kosovës në inkuadrimin e tyre në institucione, shihet qartë se gjërat kanë ndryshuar shumë”.

“Nuk pretendoj se gjithçka është e përkryer dhe nuk po them se çdo gjë është duke shkuar mirë. Kemi dëgjuar për marrëveshjet, por është mirë të kthehemi pak pas dhe të rikujtojmë se si ka qenë situata në përgjithësi. Pra, unë mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Nuk kemi thënë asnjëherë se normalizimi do të ndodhë me një hap të vetëm, ai është një proces. Mendoj se kërkohet një kujdes strategjik për të ardhmen”, u shpreh Zbogar.

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që të ketë një dialog të nivelit të duhur dhe marrëveshjet e arritura të implementohen.

Sipas tij, “është e nevojshme që edhe qytetarët të dijnë për marrëveshjet e arritura pasi që në të dyja anët, si të serbët dhe shqiptarët në Kosovë, ekziston një mosbesim për procesin dhe atë që thuhet nga liderët politik”.

“Transparenca në ketë proces është një nga pikat e dobëta të kësaj çështjeje. Ne po e ndihmojmë tërë procesin dhe ne nuk jemi aty për të interpretuar marrëveshjet, por të dy palët [ Kosova dhe Serbia ] duhet të arrijnë marrëveshjet dhe të jenë më të angazhuara”, tha Zbogar, dhe ka shtuar se integrimi në Bashkimin Evropian është rruga më e mirë për t’i inkurajuar të dyja palët për një dialog më të zhvilluar.

Ministrja për Dialogun, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, tha se dialogu ndërmjet dy shteteve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka dhënë rezultate në disa plane.

Në planin e parë, tha ajo, është normalizimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Në planin e dytë, sipas saj, është kontributi që po jep dialogu në ndërtim të normalizimit të gjendjes në katër komunat veriore të Kosovës.

Kurse në planin e tretë, tha Tahiri, është plani i integrimit evropian në të cilin kanë bërë progres të dyja palët. Ministrja Tahiri përmendi edhe vështirësitë dhe sfidat e këtij procesi.

“Telekomi dhe energjia janë bërë histori. Ka katër vjet që negociohet për to. Marrëveshjet janë arritur në shtator të vitit 2013. Paramendoni, prej atëherë deri sot në telekom ka zero zbatim, ndërsa në energji ka një shkallë zbatimi. Ka mungesë të vullnetit për fqinjësi të mirë”, tha Tahiri.

Ndryshe, në raportin “Big Deal”, [Mbikëqyrja civile e zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë], thuhet se “vetëm katër nga 16 marrëveshjet në mes të Beogradit dhe Prishtinës të arritura në Bruksel që prej vitit 2011, janë zbatuar tërësisht”, raporton rel.

Raporti fton të dyja palët dhe Bashkimin Evropian, t’i caktojnë prioritetet e të ashtuquajturit “proces të normalizimit”, pasi që shumica e marrëveshjeve të arritura në mes të palëve, nuk janë zbatuar tërësisht deri më tani, thuhet mes tjerash ne raport.

Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh më 19 prill 2013, në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike