Ekonomi

“DIA”, lidhje panameze? Vasjari: Fonseca licencoi gjysmën e kompanive në Ishujt Virgin (Video)

06.04.2016 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ende nuk është caktuar grupi i prokurorëve që do të merren me hetimet e skandalit “Panama Papers”, ndonëse Prokuroria bëri me dije se ka nisur verifikimet për kompanitë që dyshohet se kanë pastruar para dhe u janë fshehur taksave në parajsat fiskale.

Në një kohë që për Shqipërinë është publikuar emri i kompanive “GFI”, “Egnatia Import-Eksport” dhe “Imah”, analisti Arjan Vasjari kujton Prokurorinë se duhet të thellojë hetimet edhe për kompaninë DIA, nëse ka lidhje apo jo me kompaninë “Mossack Fonseca”.

“Nuk mund të them që “Mossack Fonseca” ka instituuar edhe kompaninë “DIA”, por lidhja që bëj unë është kjo: Përderisa aludohet se një nga partnerët e Ismail Mulletit është një përfaqësues i kësaj kompanie, kjo më bën të besoj se për “Mossack Fonseca”-n Shqipëria nuk paska qenë e panjohur”, shprehet analisti, Arjan Vasjari.

Në kërkesën e saj për gjykim, prokuroria thotë se shoqëria “DIA” rezulton e regjistruar në 2010-ën në parajsat fiskale, ndërkohë që akuza nuk dërgoi asnjëherë letërporosi për të mësuar se çfarë transfertash ishin kryer.

“Me zbulimin e “Panama Papers” ka edhe më shumë material, për t’i shkuar në thelb kësaj historie”, thotë Vasjari.

Konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtarë disponon 11 milionë dokumente të kompanisë panameze “Mossack Fonseca” që kryente regjistrimin e kompanive “offshore”.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare