Detajet e Policisë për aksidentin në Kaçanik, ku humbën jetën tre persona

E publikuar: 08/06/2018 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta ,në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra me targa lokale ( F.B m/sh/k ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërrua jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intensiv”, thotë policia, transmeton Express.

Trupat e pajetë të viktimave, më urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.