Detaje të reja nga bastisja në veri – Sekuestrohen armë, telefona dhe dokumente

E publikuar: 18/01/2024 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në mesditë policia ka kryer aksion në dy fshatrat, Banjskë dhe Lozhistë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Indeksin se gjatë aksionit të sotëm janë sekuestruar armë, telefona e dokumente.

Elshani gjithashtu tha se nuk ka të arrestuar.

“Në ora 12 , Policia ka kryer kontrolle bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kundër dy personave të dyshuar për veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.”

“Bastisjet janë zhvilluat në fshatin Banjskë dhe në fshatin Lozhistë, ku në dy shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar së paku dy armë, telefona, dokumente e pajisje të armëve. Sipas tij nuk ka të arrestuar.” – ka thënë Elshani.