Dështon raportimi, Ministri Maçedonci nuk paraqitet para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë

E publikuar: 26/09/2023 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme është paraparë që Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maçedonci të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë. Mirëpo ky raportim ka dështuar për shkak të mungesës së vet Ministrit.

Lidhur me këtë Kryetari i komisionit, Bekë Berisha (AAK) tha se dje ka marrë një e-mail nga ministri që takimi të shtyhet, por që sipas deputetit të AAK-së, raportimi nuk do duhet të shtyhej.

“Ky ka qenë raportim i rregullt i ministrit Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Dje kam marr e-mail ku thuhet që ky takim duhet të shtyhet nga ministri, dhe e-maili im është kthy që ky takim nuk duhet të shtyhet sepse nuk ka pasë ndonjë arsye.”- tha Berisha.

Sipas deputetit të AAK-së ipas Berishës, ministri i FSK-së nuk ka të bëjë ngjarjet e fundit në veri dhe se do duhej që sot të ishte prezent para komison.

“Ministri i FSK-së nuk ka të bëjë dhe nuk duhet të përfshihet në këto ngjarje që po ndodhin, ai duhet të jetë prezent këtu. Po ashtu edhe deputetët e pushtetit nuk marrin pjesë në këtë komision, si parti nuk po e respektojnë komisionin”- theksoi Berisha.