Dështon konkursi për drejtor të Agjencisë për Akreditim

E publikuar: 15/03/2018 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) do të vazhdojë të funksionojë të paktën edhe disa muaj me ushtrues detyre. Kjo pasi konkursi për drejtor të kësaj agjencie i hapur në fund të vitit të kaluar ka dështuar për shkak se vetëm dy nga kandidatët i kanë plotësuar kriteret, shkruan sot Koha Ditore.

Më 25 shtator të vitit të kaluar ministri Shyqiri Bytyqi kishte shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë bashkë me ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Furtuna Mehmeti. Një muaj më pas, në tetor, ministri pati emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të AKA-së Bekim Samadraxhën.

Ministria e Administratës Publike më 4 tetor ka shpallur konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).