Dështon gjykimi për korrupsion ndaj noteres dhe dy të akuzuarve tjerë

E publikuar: 15/11/2024 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali në lagjen Ulpiana në Prishtinë, të premten ka dështuar gjykimi ndaj saj dhe dy të tjerëve.

Në këtë rast, Murtezi-Bytyqi po akuzohet se në cilësinë e noteres në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar një anekse-kontratë, duke ndryshuar bashkë-blerësit e lokalit, ndërsa Agim Spahiu e Bekim Maloku akuzohen se kanë ndihmuar të njëjtën në kryerjen e veprës penale.

Lidhur me mungesën, mbrojtësi i saj, avokati Bedri Abdullahu, tha se e njëjta nuk ka mundur të jetë prezent në seancën e sotme për shkaqe shëndetësore.

Kështu, në këto rrethana seanca e sotme u shty, ndërsa e radhës u caktua për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës, Murtezi-Bytyqi akuzohet se, në cilësinë e noteres, në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar një aneks-kontratë, duke ndryshuar bashkë-blerësit e lokalit. Ndërkohë, Spahiu dhe Maloku akuzohen se kanë ndihmuar të njëjtën në kryerjen e veprës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as pala e dëmtuar, Krenar Alidemaj. Sipas mbrojtësit të tij, avokati Burim Azemi, ai ndodhej në vuajtje të një dënimi në shtetin e Zvicrës.

Për shkak të mungesës së kushteve ligjore, seanca e paraprë që do të mbahej sot u shty për një datë tjetër.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më datë 17 korrik 2023, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.