“Mu afrua dhe më puthi në faqe, dhe unë mbylla derën dhe ja ktheva duke e puthur në buzë”. Kështu ka deklaruar sot në sallën e gjyqit, 26-vjeçari Everest Duka, infermieri i akuzuar për ngacmim seksual nga një paciente 16-vjeçare.
Ndërkohë që pas dëshmisë, Gjykata e Elbasanit vendosi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, vetë infermieri mohoi akuzat duke thënë se vetëm i kishte shërbyer me humanizëm dhe nuk kishte asnjë interes tjetër. Ai shtoi se veprimi i tij ishte vetëm “kthim i një puthje”
Më vonë, nga rrrjeti social Facebook u zbuluan mesazhet që vajza i kishte shkruar inferimerit, ku ndër të tjera i kërkonte që ai ta merrte për grua, nëse e linte të fejuarin.
Denoncimi për të u bë nga nëna e minorenes, ndërkohë që pacientë të spitalit dhe mjekët kanë deklaruar më herët se nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë të Dukës gjatë kohës që 16-vjeçarja ka qenë e shtruar në repartin e Nefrologjisë.