Mërgimtarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Në Merdarë, pritjet e mërgimtarëve janë prej dy orë e gjysh deri në tri orë, ndërsa pritje deri në një orë ka edhe në Jarinje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë.
Kurse, në pikat e tjera kufitare, pritjet më të gjata janë prej 3 deri në 15 minuta.