Derbi mes Unitedit dhe Liverpoolit përfundon pa gola, por me shumë lëndime

E publikuar: 24/02/2019 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi dhe Liverpooli u ndanë pa gola në Old Trafford në derbin e javës në Ligën Premier.

Reds mbajti dukshëm më shumë topin, por ato pake raste për gol që ishin i takuan vendasve.

Rastin më të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Jesse Lingard, por anglezi nuk arriti ta mposhtë Alissonin.

Ajo që vlen të përmendet në 45 minutat e parë është se Ole Gunnar Solskjaer u detyrua të bëjë tri zëvendësime.

Fillimisht iu lëndua Ander Herrera, pastaj edhe Juan Mata dhe Jese Lindegard. Marcus Rashford shfaqi shenja dhimbje që në pjesën e parë, por pasi Djajtë e Kuq nuk kishin mundësi për ta zëvendësuar, anglezi shtrëngoi dhëmbët dhe luajti deri në fund.

Në anën tjetër në pjesën e parë u lëndua edhe Roberto Firmino, në vend të tij u fut Daniel Sturridge.

Roberto Firmino duke lëshuar i lënduar fushën e Old Traffordit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kërkuan golin, por nuk arritën të bëjnë ndonjë rast serioz para portës kundërshtare. Vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të në vend të Jordan Henderson, por nuk arrit të bëjë ndonjë gjë.

Pas këtij barazimi Liverpooli renditet në vendin e parë në Ligën Premier me 66 pikë, një më shumë se Manchester City, kurse Man Utd bie në vendin e pestë me 52 pikë (një më pak se Arsenali).

Në xhiron e radhës skuadra e Jurgen Klopp luan ndaj Watfordit, kurse ajo e Solskjaer kundër Crystal Palaces. /Telegrafi/