Derbi është i Romës, fiton edhe Milani

E publikuar: 04/12/2016 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është i Romës derbi i qytetit të përjetshëm. Verdhekuqtë e Luciano Spalettit ruajtën traditën e viteve e fundit duke triumfuar me shifrat 2-0 ndaj Lazios në një nga sfidat më të ndiera të Botës së futbollit. Strotmann dhe Nainggolan përfituan nga dy dhurata të Ëallace që u preferua nga Simone Inzaghi përpara De Vrij dhe Marcchettit të rikthyer në formacionin titullar për të realizuar dy golat që vendosën sfidën. Një trepikësh me aromë Championsi për Romën që me fitoren në derbin e kryqytetit italian barazoi Milanin në kuotën e 32 pikëve dhe e ngushtoi në 4 pikë disavantazhin ndaj Juventusit kryesues.Për Lazion derbi vazhdon të mbetet një tabu edhe pas sfidës së kësaj të Diele me skuadrën bardhekaltër që nuk e përjeton shijen e fitores që nga 26 Maji i vitit 2013 kur fitonte ndaj Romës në Kupën e Italisë. Pjesa më e madhe e stadiumit u përkiste tifozëve të Lazios si skuadër pritëse por në Olimpico nuk ishin më shumë se 30 mijë persona mes tyre edhe 9 mijë romanistë, pasi fansat e të dyja skuadrave vazhdojnë të protestojnë për barrierat mbrojtëse duke bojkotuar sërish derbin. Në 4-3-3 e Simone Inzaghit përpara luanin Keita e Anderson në mbështetje të Imobbiles, ndërsa në krahun tjetër pa Salah të dëmtuar i takonte belgut Radja Nainngolan tu qëndronte pas shpine dy sulmuesve Perotti dhe Dzeko. Pjesa e parë në fakt nuk prodhoi shumë emocione dhe episiodi i vetëm për tu përmendur ishte ai i minutës së 29-të, kur Biglia pengoi Bruno Peres me gjyqtarin Banti që fillimisht akordoi penallti në favor të Romës dhe pasi u konsultua me asistentët e tij dha një vetëm një goditje standarte në limitet e zonës. Për të parë golin e parë në këtë derbi duhej pritur minuta e 64-t, kur Ëallace i serviri Strottman-it një asist perfekt, me holandezin që e falenderoi duke ndëshkuar Marchettin. Roma në avantazh por vetëm disa sekonda më pas në fushë nisi një zënkë masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave, me gjyqtarin Banti që për të qetësuar gjakrat ndëshkoi me karton të kuq Cataldin që ishte i ulur në stol dhe me karton të verdhë Kevin Strottman-in. Gjithcka si rrjedhojë e një zënke mes të dyve me holandezin që në entuziasëm e sipër e provokoi mesfushorin italian duke e lagur me ujë me Cataldin që reagoi keq duke e plasur në tokë, autorin e golit. Për të vulosur fitoren e skuadrës së Luciano Spalletit mendoi Radja Nainggolan që me një tentativë pa shumë pretendime nga distanca përfitoi nga përgjumja e Marchettit duke i cuar shifrat në 0-2.

Me shumë vështirësi Milani në mesditë mposhti 2-1 Crotonen e vendit të fundit duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve. Falcinelli në minutën e 26-të kaloi në epërsi miqtë por Pasalic barazoi shifrat në pjesën e parë duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës kuqezi. Niang në të 53-tën humbi një 11-metërsh, ndërkohë që për ti dhënë 3-pikët Milanit mendoi njeriut i momentit Gianluca Lapadula që 4 minuta përpara fundit realizoi golin e fitores për skuadrën e Montellës.

Vazhdon të mos fitojë Pescara që me Ledian Memushaj si titullar dhe Rey Manajn që hyri në fushë nga stoli iu fal një goli në fund të Caprarit për të marrë një pikë ndaj Cagliarit që kaloi fillimisht në avantazh me Borrielon.

U rikthye te suksesi Sassuolo që në Reggio Emilia mposhti 3-0 Empolin, me golat e Pellegrinit, Riccit dhe Ragusës. Skuadra toskane në këtë sfidë nuk kishte shërbimet e mbrojtësit shqiptar Frederik Veseli./supersport.al/