Deputetët për nëntë muaj 55 mijë euro për dreka zyrtare (Dokument)

05.01.2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Deputetët për nëntë muaj 55 mijë euro për dreka zyrtare  (Dokument)

As tymi e gazi lotsjellës nuk i pengoi deputetët e Kuvendit të Kosovës të përfitojnë nga privilegjet që i gëzojnë si përfaqësues të popullit. Për nëntë muajt të vitit të kaluar, deputetët kanë shpenzuar 62 mijë e 239 euro nga mëditjet e udhëtimeve të jashtme.

Për akomodim të udhëtimeve zyrtare kanë shpenzuar 33 mijë e 418 euro. Ndërsa, për dreka zyrtare kanë shpenzuar 55 mijë e 481 euro.

Sipas raportit, del se disa nga deputetët e Kuvendit kishin frekuentuar restorantet dhe hotelet luksoze të njohura në vend. Nuk duket që kanë hequr keq edhe për nga bisedat telefonike; ata për nëntë muaj të vitit 2015 kanë shpenzuar mbi 39 mijë euro vetëm për telefona, raporton Kosovapress.

Kurse, për bileta të udhëtimit jashtë vendit kanë shpenzuar 41 mijë e 837 euro. Mbi 4 mijë e 530 euro përfituan nga avancet. Përfitues të këtyre privilegjeve, që janë të cekura në raportin nëntëmujor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, duket të kenë qenë të gjithë deputetët duke përfshirë ata të pozitës, opozitës e të pakicave.

Të dhënat e lartpërmendura janë bazuar në raportin për nëntëmujorin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës tek programi i deputetëve që ka kodin 10100.

Ndërsa sa i përket servisimit të veturave që i shfrytëzojnë, del se për këtë kategori janë paguar 16 mijë euro, për derivate mbi 32 mijë euro.

Deputetja Duda Balje del të jetë shpenzuesja më e madhe e derivateve të naftës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë