Deputetët e Ramës bëjnë stërvitje kundër gazetarëve (FOTO)

E publikuar: 04/11/2017 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste ndodhen këtë fundjavë në qytetin e Pogradecit, ku po marrin pjesë në një trajnim nga eskpertë të huaj. Trajnimi nisi një ditë më parë me ekspertë të fondacionit gjerman ‘Friedrich Ebert’ dhe do të vijojë gjatë ditës së sotme me ekspertë të tjerë amerikan.

Lapsi.al siguron axhendën e këtij trajnimi, ku interesante është një prej moduleve të trajnimit, që lidhet me marrëdhënien media-politikë. Deputetët e rinj të PS-së po trajnohen si të mos bien në kurthin e medias dhe si të bisedojnë me gazetarët.

Shpenzimet për këtë trajnim janë të mbuluara nga Kuvendi. Të parët që po i nënshtrohen trajnimit janë 37 deputetët e rinj të PS-së, ndërsa në javët e ardhshme do të ketë trajnim edhe grupet e tjera parlamentare. I pranishëm në Pogradec është edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Më poshtë axhenda e plotë e trajnimit.