Dënohen me 30 vite burgim dhe 450 mijë euro gjobë pesë të akuzuarit për mashtrimin e 176 blerësve të banesave

15.06.2022 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dënohen me 30 vite burgim dhe 450 mijë euro gjobë pesë të akuzuarit për mashtrimin e 176 blerësve të banesave

Gjykata Themelore në Pejë i ka shpallur fajtorë pesë të akuzuarit për mashtrimin e 176 blerësve të banesave, Estrida Bunjakun, Burim Vokrrin, Vigan Bunjakun, Xhemajl Arifin dhe Valon Orllanin, duke i dënuar me 30 vite burgim dhe 450 mijë euro gjobë.

Shpalljen e këtij aktgjykimi ndaj pesë të akuzuarve e bëri të mërkurën, kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.

Ndaj të akuzuarës Estrida Bunjaku, gjykata për veprën e parë “Krim i organizuar”, i shqiptoi dënim me kohëzgjatje prej 8 viteve si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 100 mijë euro, për veprën e dytë “Shpëlarje e parave”, i shqiptoi dënim me burgim prej 5 viteve dhe dënim me gjobë shumën prej 100 mijë euro.

Ndaj saj, u shqiptua dënim unik me burgim prej 12 viteve, ku në të do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 15 maj 2014 deri më 15 maj 2015, si dhe dënim unik me gjobë shumën prej 200 mijë euro.Të akuzuarit Burim Vokri, për veprën e parë “Krim i organuzuar” iu shqiptua dënim me 5 vite burgim si dhe dënim me gjobë shumën prej 50 mijë euro, ndërsa për veprën e dytë të shpëlarjes së parasë dënim me burgim prej 3 viteve si dhe dënimin me gjobë shumën prej 50 mijë euro.

Ndaj të njëjtit, u shqiptua dënimi unik me burgim prej 7 viteve si dhe dënim me gjobë shumën prej 100 mijë euro.

Të akuzuarit Vigan Bunjaku për veprën krimi i organizuar iu shqiptua dënimi me burgim me kohëzgjatje prej 5 vitesh, ku në të do t’i llogaritet koha e kaluar në arrestin shtëpiak, si dhe dënimin me gjobë shumën prej 50 mijë euro.

I akuzuari Xhemajl Arifi për veprën penale shpëlarja e parave u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve si dhe dënimi me gjobë shuma prej 50 mijë euro.

Kurse, i akuzuari Valon Orllani për veprën penale shpëlarja e parave u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite dhe dënim me gjobë shumën prej 50 mijë euro.

Të njëjtëve, dënimi me burgim do t’iu caktohet nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, ndërsa afati për pagesën e dënimit me gjobë është 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në qoftë se të akuzuarit nuk dëshirojnë apo nuk do munden ta paguajnë gjobën e shqiptuar, gjykata atë do t’ua zëvendësojë me ditë të burgut, ku një ditë do t’i llogaritet 20 euro të gjobës, por dënimi nuk do i kalohet mbi 3 vite.

Tre të akuzuarit Estrida, Burim dhe Vigan u obliguan që në mënyrë solidare të paguajnë dëmshpërblimin e të dëmtuarës sa i përket mjeteve të cilat të dëmtuarës nuk iu kanë dhënë, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës së të dëmtuarve për kompensim u udhëzuan për kontest civil.

Gjithashtu, e akuzuara Estrida Bunjaku u lirua për veprën penale të shkaktimit të falimentimi si dhe shmangies së tatimit, kurse i akuzuari Faton Orllani u lirua nga aktakuza për veprën penale pastrim parash.Fillimisht, ky rast ka qenë duke u gjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por që më pas ai është deleguar në kompetencë të Gjykatës në Pejë, për shkak të numrit të madh të të dëmtuarve, si dhe faktit se në mesin e tyre ka edhe gjykatës, andaj dhe për t’i ikur ndonjë konflikti eventual.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 12 maj 2016, të pandehurit Estrida Bunjaku, Vigan Bunjaku, dhe Burim Vokrri ngarkoheshin me veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Mashtrim”, pasi që sipas aktakuzës, nga 2 shtatori i vitit 2009 e deri më 15 maj 2014, të tre duke vepruar në formë të grupit kriminal, kanë përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej rreth 2,000.000,00 euro.

Një gjë e tillë, sipas aktakuzës, ishte arritur përmes paraqitjes së rreme, duke i fshehur faktet, gjë që i ka shtyrë personat e tjerë të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, dhe ka sjellë në lajthim rreth 176 qytetarë duke iu paraqitur oferta të volitshme për shitjen e banesave, në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se fillimisht Estrida Bunjaku, e ka regjistruar kompaninë e biznesit NSHN “ERA”, ndërkohë më 14 tetor 2009, ka regjistruar edhe kompaninë “Venis-O-GR”, SHPK, sipas të cilës kjo kompani ka pasur për veprimtari primare ndërtimin e lartë dhe të ulët, përmes të cilës, sipas prokurorisë ka filluar aktiviteti i grupit të organizuar kriminal, i udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Estrida Bunjaku.

Prokuroria pretendon se këta tre të pandehur fillimisht, të dëmtuarve iu kanë ofruar nënshkrimin e para-kontratave me të gjitha të drejtat dhe obligimet, me premtimin e ndërtimit dhe dorëzimit të banesave, në afatin e paraparë si në para-kontratë 12-18 muaj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, paraprakisht të dëmtuarit kanë qenë të detyruar që mjetet financiare në shumë më të vogël prej 5 mijë euro e deri në shumën më të madhe prej 200 mijë euro, t’i paguajnë në xhirollogarinë e kompanisë “Venis O – Group” dhe në xhirollogarinë personale të të pandehurës Estrida Bunjaku, e që përmes zyrtarëve të vet këto shuma i ka tërhequr brenda ditës.Ndryshe, Estrida Bunjaku, Xhemail Arifi, Burim Vokrri, Valon Orllani dhe Faton Orllani, akuzoheshin për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”, ashtu që mjetet financiare në shumën e lartcekur, duke ditur se burojnë nga aktiviteti kriminal, duke tentuar t’i konvertonin, transferonin, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë.

E pandehura Estrida Bunjkau, në pikën e tretë të aktakuzës ngarkohej edhe për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i falimentimit”, ashtu që si person përgjegjës në organizatën e biznesit, duke ditur paaftësinë paguese të organizatës së biznesit, me shpenzim joracional të mjeteve apo transferimin e tyre me çmim tejet të ulët, ngarkim të tepruar me borxh, apo marrjen përsipër të detyrimeve joproporcionale, ka shkaktuar falimentimin e subjektit të saj biznesor “Venis O – Group” sh.p.k, biznes ky që, sipas aktakuzës, është themeluar me qëllim të përfitimeve financiare të kundërligjshme.

Ndërsa, po e njëjta, në pikën e katërt të aktakuzës, ngarkohej me kryerjen e veprës penale “Shmangie tatimi”, në vlerë prej 80 mijë e 610 euro e 50 centë, ashtu që me qëllim të fshehjes së pjesshme të obligimeve buxhetore, në emër të pagesës së tatimit të të gjitha llojeve që kërkohen me ligj ka dhënë të dhëna të pavërteta lidhur me të ardhurat e biznesit të saj dhe fakteve të tjera relevante rreth gjendjes financiare. /BetimipërDrejtësiShënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë