Demoluan shtëpinë dhe mbajtën të mbyllur pronarët, policia jep detaje për grabitjen në Pejë

E publikuar: 15/10/2021 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku disa persona të armatosur dyshohet se e kanë lidhur pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij dhe më pas i kanë grabitur.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë kontrolluar dhe kanë demoluar shtëpinë, ku më pas kanë grabitur të holla, stoli ari dhe telefona.

“Fsh. Vitomiricë-Pejë, 14.10.2021 – 20:20. Raportohet se katër (4) të dyshuar deri më tani të pa njohur, të maskuar kanë hyr në oborrin e viktimës mashkull kosovar, ku brenda në shtëpi kanë mbajtur të mbyllur dy viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Më pas të dyshuarit kanë kontrolluar e demoluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë të holla të gatshme, stoli ari si dhe dy telefona. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante“, njofton Policia e Kosovës.