Lajmet

Demokratët do të hetojnë marrëveshjet e Trumpit, duke pasur parasysh edhe garën e 2028-ës

05.11.2026 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Demokratët do të hetojnë marrëveshjet e Trumpit, duke pasur parasysh edhe garën e 2028-ës

Pasi siguruan kontrollin në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, demokratët do t’i përdorin kompetencat e tyre të reja hetimore për të shqyrtuar marrëveshjet e biznesit të familjes Trump, duke e bërë atë që ata e quajnë korrupsion, një element qendror të fushatës për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.

Demokratët morën kontrollin si të Senatit, ashtu edhe të Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e ndërmjetme të së martës, në të cilat dhjetëra miliona votues shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj Presidentit Donald Trump, transmeton klankosova.tv

Ata nuk humbën kohë për t’u dërguar një paralajmërim republikanëve.

“Gjeni avokatë”, shkroi në platformën X, vonë të martën, përfaqësuesi amerikan Robert Garcia, i cili pritet të bëhet kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrje.

“Urdhra për paraqitje (subpoena)”, shkroi një orë më vonë senatori Ron Wyden, i cili pritet të drejtojë Komisionin e Senatit për Financat.

“Lironi agjendën tuaj”, tha përfaqësuesja amerikane Delia Ramirez në një postim drejtuar disa zyrtarëve të administratës Trump.

Sipas Reuters, të mërkurën, drejtuesit demokratë të komisioneve filluan të hartojnë një agjendë mbikëqyrëse që vë në shënjestër si administratën Trump, ashtu edhe korporatat e mëdha. Wyden deklaroi se planifikon të shqyrtojë me imtësi marrëveshjet midis administratës Trump dhe kompanive farmaceutike lidhur me çmimet e barnave.

Administrata Trump i ka mohuar akuzat për shkelje dhe të mërkurën reagoi ashpër ndaj hetimeve që po paralajmërohen.

“Nëse demokratët zgjedhin të ndërmarrin hetime të rreme dhe politika të së majtës radikale, ata po zgjedhin të punojnë kundër popullit amerikan”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lauren Bis.

Një zyrtar tjetër i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushtet e anonimitetit, komentoi qëndrimet e demokratëve: “Duhet t’u kujtohet se ne ende e kontrollojmë qeverinë federale dhe të gjitha kompetencat e saj”, tha zyrtari.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

Demokratët do të hetojnë marrëveshjet e Trumpit, duke pasur parasysh edhe garën e 2028-ës

Demokratët do të hetojnë marrëveshjet e Trumpit, duke pasur parasysh edhe garën e 2028-ës

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, takon zyrtarë të lartë të SHBA-së, Gjermanisë dhe NATO-s

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, takon zyrtarë të lartë të SHBA-së, Gjermanisë dhe NATO-s

Inspektorati i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Inspektorati i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Çitaku: Ligji me ndryshime do të votohet, s’do të lëmë mjet pa përdorur për drejtësi në Hagë

Çitaku: Ligji me ndryshime do të votohet, s’do të lëmë mjet pa përdorur për drejtësi në Hagë

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

“Liria ka Emër” i drejtohet BE-së me gjashtë kërkesa për e funksionimin e Speciales

“Liria ka Emër” i drejtohet BE-së me gjashtë kërkesa për e funksionimin e Speciales

Kurti dhuron gjak në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Kurti dhuron gjak në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media

Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Sulmohet fizikisht gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet fizikisht gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të Astrit Deharit

Nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të Astrit Deharit

Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës