Demarkacioni duhet të rishikohet, ose të shtyhet

E publikuar: 21/09/2016 08:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Politologu Belul Beqaj ka vlerësuar se zgjidhja më e mundshme është shtyrja ose rishikimi i procesit të demarkacionit me Malin e Zi ngaqë, sipas tij, opozita nuk do ta pranojë arbitrazhin ndërkombëtar për shkak se ndërkombëtarët janë deklaruar paraprakisht pro kësaj marrëveshje.

Beqaj në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se deputetët do ta kenë më të lehtë për ta refuzuar marrëveshjen e demarkacionit, pasi argumenteve kundër saj po i shtohet edhe argumenti i koncesioneve të Listës Serbe.

Ai ka vlerësuar se nuk do të jetë e habitshme nëse opozita do ta refuzojë thirrjen për takim të kryeministrit Isa Mustafa ndonëse, sipas Beqajt, do të ishte racionale të takoheshin.

Ai ka thënë se nëse nuk kalon demarkacioni, duhet të shkohet në zgjedhje të reja.