“Delo” e Sllovenisë: Shqipja është e mrekullueshme – një gjuhë e vjetër ilire që nuk ngjason me asnjë tjetër

03.07.2015 00:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Delo” e Sllovenisë: Shqipja është e mrekullueshme – një gjuhë e vjetër ilire që nuk ngjason me asnjë tjetër

Gazeta sllovene “Delo” ka botuar një artikull për Shqipërinë ku shkruan se nuk është më një vend i varfër në Ballkan, ku njerëzit luftojnë për mbijetesën e tyre, por se shumë shqiptarë janë kthyer nga jashtë me arsim dhe të holla, duke u përpjekur për të realizuar në Shqipëri ëndrrat e tyre. Më poshtë mund ta lexoni artikullin.

“Shqipëria nuk është më një vend i varfër në Ballkan, ku njerëzit luftojnë për mbijetesën e tyre. Në të kundërt, shumë shqiptarë janë kthyer nga jashtë, me arsim dhe të holla, duke u përpjekur për të realizuar në Shqipëri ëndrrat e tyre. E kaluara e vështirë dëshmohet vetëm nga bunkerë të shpërndarë nëpër fusha, të ndërtuar në paranojën e Luftës së Ftohtë, por që tashmë një pjesë e tyre janë kthyer në atraksione turistike që tërheqin masivisht turistët evropianë.

Në Bllok, zona qendrore e kryeqytetit, duket mes hekurave shtëpia e vjetër e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili gjatë sundimit, që nga viti 1945 e shndërroi Shqipërinë një vend krejtësisht të izoluar nga bota, në një nga vendet më të varfra në atë periudhë. Duket sikur nuk ka njeri ndërmend që ta prishë këtë shtëpi, duke e lënë aty ashtu siç është, të pandryshuar, thjesht të harruar që t’i mbijë bari. Hoxha e la vendin në një recesion të thellë dhe që filloi ta marrë veten në mesin e viteve nëntëdhjetë dhe veçanërisht në vitet e fundit.

Shqipëria sot është larg nga imazhet stereotipe të një Ballkani të pazhvilluar. Fjala shqiptar, edhe pse tek ne vjen me një tjetër konotacion, në fakt e ka burimin e shpjegimit tek shqiponja – vendi i shqiponjave dhe shqiptarët e quajnë veten bij të shqiponjës.

Një tjetër çudi e braktisur arkitektonike frymëzuese në mes të Tiranës është piramida e ndërtuar nga familjarët e Hoxhës, pas vdekjes së tij, si muze, por që më vonë u ndryshua destinacioni. Sot, ndërtesa monumentale e mbushur me mbishkrime përdoret nga fëmijët për argëtim. Duke folur për arkitekturën, një ndërtesë moderne është Skytower nga ku duket Tirana dhe fshatrat përreth e që i lë vend imagjinatës dhe shijeve të individëve.

Largohemi nga Tirana, ku është pak e vështirë të ecësh mes turmave, duke u përpjekur të kapësh ritmin e lëvizjes dhe me trafik të madh drejt Rivierës Shqiptare, drejt Durrësit, Dhërmiut dhe Himarës, në një autostradë të re me hapësira të mjaftueshme për të gjitha llojet e lëvizjeve.

Ajo që bie në sy në këtë zonë janë ndërtimet e reja, hotelet fantastike, ndërtimi i të cilave përfundon në një kohë rekord. Përgjatë bregdetit shqiptar vijojnë ndërtimet. Uji i Detit Jon është si kristali.

Ndërkohë, lexojmë një artikull të gazetarit italian dhe shkrimtarit Roberto Saviano, që shkruan në lidhje me mafian italiane dhe shqiptare, bumin ekonomik në shtetin e vogël ballkanik, në modernizimin. Por, ne si turistë nuk kemi ndonjë problem me sigurinë. Njerëzit këtu në Himarë tregojnë se kanë punuar për shumë vite në Greqi dhe tani janë kthyer në vendlindjen e tyre ku merren me bizneset e tyre private, kryesisht hoteleri.

Prodhimet vendase janë ato që përdoren kryesisht. Turistët zbresin nga Kroacia drejt bregdetit shqiptar. Na thanë se ka shumë turistë, kryesisht gjermanë dhe çekë. Këtu asgjë nuk mungon nga Kroacia, madje çmimet janë më të favorshme. Realisht këtu dallon dashamirësi dhe mikpritje nga ana e njerëzve. Pronari i një prej restoranteve më të mira të fshatit pasi na sjell porosinë na thotë me buzëqeshje ‘karkalecat dhe rakia janë dhuratë nga lokali’.

Gjuha shqipe është e mrekullueshme. Ajo është gjuhë e vjetër ilire që nuk ngjason me asnjë gjuhë tjetër. Ka disa fjalë që për ne tingëllojnë të njëjta, si ‘plazh’ e ‘autoshkollë’. Fjalët që i dëgjon shpesh janë faleminderit dhe mirupafshim.

Me sa duket pija tradicionale e shqiptarëve është rakia. Gjithashtu shqiptarët pinë shumë kafe, të zezë, të shkurtër, cilësore, që kushton më pak se 50 centë. Kafenetë i gjen kudo.

Në brendësi të vendit ndodhet një tjetër qytet i veçantë, Gjirokastra, qytet i lashtë me arkitekturë tipike turke që është në listën e UNESCO-s. Në Gjirokastër kalojmë një pjesë të mirë të ditës, në kështjellë, në rrugët e ngushta prej guri mes njerëzve të shumtë. Banorët flasin me krenari për qytetin e tyre, traditat, artizanatin e trashëguar brez pas brezi që e ruajnë akoma si burim të ardhurash dhe që e përdorin kryesisht për edukimin e fëmijëve të tyre.

Kafenetë në Tiranë janë mjaft moderne, të dekoruara sipas stileve të fundit, plot lule, me muzikë pop, kokteje, të rinj të veshur sipas modës së fundit. Mbrëmjen e fundit takohemi me një mik nga Gjermania i cili na tha se vjen shpesh në Shqipëri pasi ka miq vendas. Së bashku me të dhe gjermanë të tjerë shkojmë të zbulojmë klubet e natës.

Ndërkohë që shohim se ka shumë galeri për ekspozita dhe filma. Pra, nga gjithçka që pamë, për një moment na u duk vetja si të ishim në Berlin ose në ndonjë tjetër kryeqytet evropian. Edhe pse pimë pije të këndshme dhe birrë Heineken, unë dëshiroja të gjeja diçka Ballkanike, p.sh. raki që të më rrëzonte përtokë dhe të më bënte që të këndoja me zë të lartë… Por, jo! Ky është një tjetër stereotip që mesa duket unë duhet ta fshi nga koka!

Si, çfarë dhe sa? Deri në Tiranë është më lehtë të fluturosh nga aeroporti i Lubjanës, Bernik, për shkak se një fluturim i mirë merr vetëm një orë dhe bileta kushton nga 98 euro. Udhëtimi në Shqipëri me transportin publik mund të jetë pak i vështirë, kështu që është më mirë të marrësh një makinë me qera me çmimin nga 20 euro në ditë.

Në këtë vend gjen një racion ushqimi me qofte, salcë kosi, simite dhe birrë me çmimin tre euro për person. Ushqim tipik shqiptar janë byreku, qoftet, lloje të ndryshme të mishit, kryesisht qengji dhe viçi. Ndjehet ndikimi nga kuzhina greke. Ndër ëmbëlsirat tipike është bakllavaja dhe akullorja shtëpiake.

Dhomat dyshe në shtëpitë dhe hotelet kushtojnë rreth 25 euro për natë, me mëngjes. Dhomat janë të pastra, organizimi i mirë, njerëzit janë shumë miqësorë dhe ndihmues”. /ATSH/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve