Delawie vlerëson kontributin e AKI-së për sigurinë në Kosovë

E publikuar: 10/03/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka postuar në profilin e tij në “Twitter” një fotografi me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Driton Gashin.

“Gjatë javës u takova me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ia shpreha mirenjohjen time për kontributin e tyre për sigurinë në Kosovë”, thuhet në postim të ambasadorit amerikan.

Përndryshe vizita e Delawies në AKI vjen në kohën e tensioneve që po i shkaktojnë rusët në Ballkan ndërsa Republika e Kosovës dhe vet AKI ka treguar një vigjilencë të shtuar në këtë drejtim, ashtu siç ka treguar në vazhdimësi edhe në fushën e luftimit të radikalizmit me motive fetare!.