Delawie: Sundimi i ligjit, siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi i institucioneve për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe investimeve

22.10.2015 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Delawie: Sundimi i ligjit, siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi i institucioneve për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe investimeve

Sundimi i ligjit, siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi i institucioneve janë elemente kyçe për të ardhmen e Kosovës. Këto ishin pikat kryesore të fjalimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie para pjesëtarëve të komunitetit të biznesit në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë të cilës ai është emëruar zyrtarisht Anëtar Nderi i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.

Ambasadori Delawie falënderoi Odën ekonomike amerikane në rolin e saj udhëheqës në ngritjen e zërit për çështjet që preokupojnë komunitetin e biznesit, duke shprehur përkushtimin e ambasadës amerikane për të vazhduar mbështetjen për misionin e Odës Amerikane.

Ambasadori Delawie lavdëroi progresin që ka bërë Kosova brenda një periudhe të shkurtër kohore që nga Pavarësia, duke shtuar se Kosova ende vuan pasojat për të tërhequr investime të huaja dhe për të promovuar rritjen e qëndrueshme ekonomike, derisa korrupsioni vazhdon të pengojë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai ftoi komunitetin e biznesit të ngris zërin dhe të vazhdojë të luftojë për të ardhmen ekonomike të shtetit, meqë nuk ka më kohë për t’u humbur.

“Kriza e emigrimit gjatë dimrit që lam ishte një sinjal i zëshëm dhe i qartë për mua se rinia e Kosovës, e që është resursi më vlefshëm i saj, ka filluar të humbasë shpresën për të ardhmen në Kosovë,” tha Ambasadori, duke shtuar se ai ka tri prioritete kryesore që duhen adresuar, e që përfshijnë sundimin e ligjit, sigurinë rajonale dhe zhvillimin ekonomik.

Ambasadori Delawie gjithashtu theksoi se ai beson se arritja e progresit të qëndrueshëm në të gjitha këto çështje është esenciale për Kosovën për ta arritur qëllimin e saj dhe për t’u bërë pjesë e të gjitha institucioneve kyçe evropiane. Ambasadori kërkoi nga pjesëtarët e komunitetit të biznesit që të mos lejojnë shtrirjen e korrupsionit në bizneset e tyre, meqë kjo do t’i kushtojë Kosovës me vendet e nevojshme të punës të cilat do të ndihmonin rininë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Ambasadori theksoi se SHBA-të kanë investuar 15 milion dollarë amerikanë për fuqizimin e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, duke trajnuar policinë, prokurorët dhe gjyqtarët. Ai inkurajoi bizneset të ndihmojnë në këto përpjekje duke raportuar çfarëdo dëshmie të korrupsionit.

“Komuniteti i biznesit dhe Qeveria e Kosovës duhet të punojnë ngushtë për zbatimin e politikave të cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe adresojnë konkurrueshmërinë e Kosovës në tregun global,” tha Ambasadori Delawie. Ai tha se ekonomia e Kosovës nuk do të mund të rritet derisa të mos ketë mjedis të përmirësuar për investime, korrupsion të reduktuar, sistem efikas të gjyqësorit për zgjidhjen e kontesteve, si dhe stabilitet politik. Ai komentoi se raportet mediale anembanë botës rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë nuk paraqesin pasqyrë të një vendi politikisht stabil.

“Kuvendi nuk është vend për armë, për pengesa, ose për dhunë. Nëse vazhdon ky konfrontim, e ardhmja e Kosovës në Evropë do të vonohet, si dëmi më i vogël në skenarin më të mirë. I dëshiroj Presidentes Jahjaga gjithë të mirat në përpjekjet e saj për të promovuar dialogun politik,” tha Ambasadori i SHBA-ve. Delawie shtoi se zgjidhja e këtij qorrsokaku politik dhe një Kuvend funksional janë të nevojshëm për të përmirësuar ekonominë, të sjellin Kosovën më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në UNESCO, si dhe të ndihmojnë përpjekjet e Kosovës për liberalizim të vizave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”