Delawie: Gazi lotsjellës nuk ka vend në vendet Evropiane

E publikuar: 21/03/2018 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se gazi lotsjellës nuk ka vend në vendet demokratike.

“Dita e sotme ka qenë shumë e rëndë për mua, mendoj se njerëzi të nuk kanë ide po veprojnë kështu. Hedhja e gazi lotsjellës, nuk është diçka evropiane. Unë kam respekt për deputetët që janë sot në seancë e sotëm dhe po përdorin mjetet demokratike. Unë kam respekt për policët e Kosovës që po kryejnë punë e tyre. Unë do të i nxisja deputetët që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të votojnë për pro për marrëveshjen. Kjo votë është pro Evropës. Dhe Kosova nuk ka kosh të humb. Është koha që të zgjidhet kjo çështje”, tha ai për gazetarë./rtklive/