Del në shitje numri Olimpik i Majlinda Kelmendit (FOTO)

E publikuar: 17/03/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dhuruar numrin që e mbante veshur gjatë Lojërave Olimpike në Rio 2016 për FONDACIONIN CARE FOR KOSOVO KIDS, njofton Klan Kosova.

Ai është nxjerrë në ankand në uebfaqen e këtij fondacioni, ndërsa parat e mbledhura nga shitja e tij do të përdorën për kujdesin mjekësor të fëmijëve në departamentin e HematoOnkologjisë në Prishtinë.

Ky fondacion, siguron medikamente për këta fëmijë të cilët janë duke u trajtuar nga kanceri në QKUK.

Ankandi që ka nisur sot mbyllet me 24 Mars .

Ky numër ka vlerë historike për shkak se Majlinda është kosovarja e parë që fiton medaljen e artë në lojërat olimpike. Ankandi është i hapur për të gjithë njerëzit në mbarë botën dhe ofertuesit më të lartë do ta marrin numrin me nënshkrim të Majlindës, njofton Klan Kosova.

bid