Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

28.02.2016 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekretuar Marrëveshjen Ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale derisa ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti.

Pas këtij dekreti, Marrëveshja është publikuar në Gazetën Zyrtare duke i dhënë cilësi të dokumentit përfundimtar për zbatim. Këtë dokument e ka nënshkruar Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa, në emër të Holandës e ka nënshkruar Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.

Titulli i marrëveshjes është “Marrëveshje e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, shkruan Gazeta Express

Por, cili është qëllimi i kësaj marrëveshje?

Sipas dokumentit, kjo marrëveshje po bëhet për të siguruar mbajtjen në paraburgim të të akuzuarve, për sigurinë e dëshmitarëve dhe viktimave.

“Kjo Marrëveshje rregullon çështjet që ndërlidhen me përgatitjen për krijimin dhe funksionimin e duhur të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Shtetin Pranues. Ajo, ndër të tjera, krijon kushtet e favorshme për stabilitetin dhe pavarësinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe lehtëson funksionimin e saj efikas në Shtetin Pranues në fazën përgatitore, duke përfshirë edhe për personat që duhet të jenë të pranishëm në seli dhe për transferimin e informacionit dhe materialeve, dëshmive të mundshme dhe provave brenda dhe jashtë shtetit pranues”’, shkruan në Marrëveshje.

“Sipas kësaj Marrëveshje nuk lejohet zhvillimi i procedurës paraprake gjyqësore dhe procedurave gjyqësore. Transporti dhe mbajtja në paraburgim e të dyshuarve, të akuzuarve dhe dëshmitarëve në mbajtje si dhe zbatimi i dënimeve dhe statusi ligjor i dëshmitarëve dhe viktimave do të rregullohet në Marrëveshjen për Shtetin Pranues dhe çdo marrëveshje pasuese shtesë ndërmjet Palëve”, thuhet më tej aty.

Gjykata Speciale e Kosovës është krijuar për t’i gjykuar ish-pjesëtarët e UÇK’së, për të cilët ka fakte se kanë kryer krime. Do të zbardhen edhe pretendimet e Dick Martyt nëse ka pasur apo jo trafikim me qenie njerëzore gjatë kohës së luftës, shkruan Express

Gazeta Express kishte raportuar se Presidentja e ka fshehur dekretin për marrëveshjen e Kosovës me Holandën sa i përket Gjykatës Speciale.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://gzk.rks-gov.net/ActDoc..

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar