
Mediat kanë raportuar për dy shpërthime në veri të Mitrovicës, në ora 00:25 të së dielës
Policia e Kosovës po vazhdon patrullimet në veri të vendit, pas raportimeve për dy detonime rreth orës 00:25.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se veriu i vendit është i sigurt.
“Ka pas informacione që në Mitrovicë të Veriut kanë qenë dy detonime, por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër, por mund të sigurojmë që veriu i vendit është i sigurt.”