De Biasi kërkon kontratë 2 milionë euroshe

20.11.2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi kërkon kontratë 2 milionë euroshe

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi për kontratën e re, ka kërkuar 2 milionë euro deri në fund të fushatës kualifikuese të “Botërorit 2018”.
Ditët e fundit është shkruar e folur shumë për një ngërç në shpërblimin e premtuar të lojtarëve kuqezinj për suksesin historik që arritën, shkuarjen në finalet e “Euro 2016”.

Qoftë për shumat, qoftë për mënyrën e shpërndarjes së tyre, ka pasur versione të ndryshme.

Telesport ka kontaktuar një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe e pyeti në lidhje me këtë situatë, se si qëndron e vërteta.

Ai konfirmoi se në mbledhjen e fundit të këtij organi vendimmarrës të FSHF-së është vendosur dhe miratuar premioja prej 2.5 milionë eurosh, që do të shkojë për krejt kombëtaren.

Natyrisht, sipas tij, këtu përjashtohet trajneri De Biazi, i cili e ka marrë tashmë shpërblimin e vet, të parashikuar në kontratën që ka me federatën.

350 mijë euro është shuma, që trajneri kuqezi ka përfituar nga kualifikimi me Shqipërinë në finalet e “Euro 2016”, ndërkohë që mësohet se rreth 300 mijë euro të tjera i përfiton në formë rroge.

De Biasi ka qenë i pari që e ka marrë premion, që pas ndeshjes me Austrinë, ndërsa shpërblimi i lojtarëve do të ndahet vetë mes tyre, natyrisht sipas një skeme që do të vendosë kapiteni Lorik Cana me bashkëlojtarët e tjerë.

Në këtë pikë ka mbetur kjo çështje, e cila pritet të zgjidhet brenba muajit dhjetor. Pra, pasi grupi kuqezi të bjerë dakord për mënyrën dhe shumën që do të marrin lojtarët, secili emër për emër, FSHF-ja do të kalojë menjëherë paratë në llogaritë e tyre bankare.

Shuma prej 2.5 milionë eurosh është miratuar në Komitetin Ekzekutiv dhe tashmë ajo është në dispozicion të “heronjve” kuqezinj, që e dërguan Shqipërinë në “Euro 2016”, për herë të parë në historinë e futbollit tonë.

Ndërkohë, disa lojtarë të kombëtares, të kontaktuar për këtë problem, kanë konfirmuar se premiot e kualifikimit do të jepen në muajin dhjetor. Do të vendoset mes tyre si do të shpërndahet shuma e miratuar nga FSHF-ja, pastaj secili do të përfitojë përafërsisht nga 80 mijë euro. Dikush më pak e dikush më shumë, në varësi të produktit dhe aktivizimit në ndeshjet kualifikuese të Grupit I të “Euro 2016”, përcjell albeu.

Ndërkohë, i njëjti burim i “Telesport.al” konfirmoi kërkesën e De Biasit për kontratën e re, ku ka kërkuar 2 milionë euro deri në fund të fushatës kualifikuese të “Botërorit 2018”.

Kjo shumë i është prezantuar presidentit Duka në formë kërkese, për të cilën është vënë në dijeni edhe Ekzekutivi i FSHF-së, por nuk ka gjasa të plotësohet. Shuma është e madhe për mundësitë e futbollit tonë, çka i është bërë e ditur edhe trajnerit, i cili mbetet të bëjë zgjedhjen e vet.

Natyrisht, pas kualifikimit në “Euro 2016”, De Biasit do t’i rritet rroga që përfiton, por shifra të tilla as që çohen nëpër mend nga drejtuesit e FSHF-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)