Daut Haradinaj: Duket se Serbia nuk është mbushur mend, po e ndjellë fundosjen e vet

E publikuar: 09/12/2022 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i është përgjigjur kërcënimeve të Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.

Ai ka thënë se po i duket që Serbia ende nuk është mbushur mend.

Haradinaj ka bërë një krahasim, duke theksuar se fundosja e Jugosllavisë nisi me sulmet serbe ndaj shqiptare në periudhën 1981-’97.

Ai ka thënë se të njëjtën gjë po e bënë, por tani duke e ndjellë fundosjen e vet.

“Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjellë fundosjen e vet”, ka shkruar Haradinaj.