Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja, kërkon ta procedojë në Kushtetuese

E publikuar: 27/10/2021 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin nga presidentja Vjosa Osmnai, raporton Ekonomia Online.Daka beson që pasë gjashtë muajve kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij.

Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentit kur i kërkohet që ta dërgoj këtë kërkesë. Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dal nga BE-ja edhe Avokati i popullit ka bazë ligjore që kërkesën ë time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Ajo tha se deri tani ka pritur se kjo çështje do të ngritët nga deputetët e Kuvendit.“Kam prit, pasi kam konsiderua që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pasë shumë gatishmëri.

Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos e përdor për çështje politike.“Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese”.

“Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti që unë kam ndërhy në vendimet në PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të pa ligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal e jo të më shkarkoj”.