“Daja” i UÇK-së nominohet nga Haradinaj në garën për deputet: Jam aty, sa herë që më thërret atdheu

E publikuar: 26/11/2024 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj. Foto – FB

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Brahimaj do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kandidatura e tij u shpalos sot gjatë një tubimi të AAK-së në Gjakovë.

“Si deputet i Kosovës do të jem zëri i kategorive të dala nga lufta. Do të kërkoj plotësimin e ligjit për veteran kurse në aspektin zhvillimor do të jem në funksion të promovimit të bujqësisë Asnjëherë nuk kam zhgënjyer popullin tim. Asnjëherë nuk bëj kompromis për interesin e qytetarëve tanë.” – u shpreh Brahimaj.

Postimi i plotë: